Miomat janë të formuara nga indi lidhor dhe muskujt e mitrës, të cilat variojnë sa i përketë madhësisë.
Deri në 80 përqind e grave mund të përjetojnë problemet që ndërlidhen me miomat në një moment gjatë jetës së tyre shkruan Very Well Family, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë duke lexuar KËTU
Megjithëse, gratë në shumë raste nuk përjetojnë simptoma, afërsisht 30 përqind do të ketë simptoma që përfshijnë dhimbje dhe presion të legenit, dhimbje shpine dhe dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale.
Ashpërsia e dhimbjes varet nga vendndodhja, madhësia dhe numri i fribromave të pranishme.
Përveç se shkaktojnë dhimbje dhe parehati, miomat mund të shkaktojnë edhe efekte tjera anësore si:
-Anemi (për shkak të humbjes së gjakut gjatë ciklit menstrual);
-Urinim i shpeshtë;
-Sterilitet;
-Gjakderdhje e rëndë menstruale;
-Ndjenjë e ngopjes;
Arsyjet e shpeshta të pranisë së miomave ndërlidhen me faktin e mbipeshës, historisë familjare, fillimit të vonshëm të menopauzës apo edhe fillimi në moshën e re të ciklit menstrual./Gazeta Shneta/