Vaksinat kundër kancerit mund të jenë të aksesueshme për pacientët brenda dekadës së ardhshme, ka thënë ekipi bashkëshortor që qëndron pas – një prej vaksinave më të suksesshme të Covid-19.
Çifti gjerman, profesorët Ugur Sahin dhe Ozlem Tureci, hezitojnë të thonë se mund të gjejnë një kurë për kancerin, mirëpo pranojnë se kanë pasur “përparime” për të cilat do të vazhdojnë të punojnë, shkruan Express.co.uk përcjell Gazeta Shneta.
Çifti i intervistuar të dielën nga BBC me programin e Laura Kuenssberg, thanë se:
Përdorimi i tyre i teknologjisë ARNm, erdhi në vetvete në pandemi dhe se përvoja ka ndihmuar për të nxitur punën e tyre.
Ndërsa vaksinat konvencionale prodhohen duke përdorur forma të dobësuara të një virusi, ARNm përdor vetëm kodin gjenetik të një virusi.
Kur një vaksinë ARNm injektohet në trup, hyn në qeliza dhe krijojnë antigjene të cilat më pas njihen nga sistemi imunitar dhe e përgatisin atë për të luftuar sëmundjen.
I pyetur se kur vaksinat e kancerit mund të aksesohen nga shumë pacientë në mbarë botën, prof. Sahin tha se kjo mund të ndodhë “para vitit 2030”.
Prof. Tureci i tha Kuenssberg: “Ajo që ne kemi zhvilluar gjatë dekadave për zhvillimin e vaksinës së kancerit ka qenë era e fundit për zhvillimin e vaksinës Covid-19”.
“Ne kemi mësuar se si të prodhojmë më mirë dhe më shpejt vaksinat. Ne kemi mësuar në një numër të madh njerëzish se si sistemi imunitar reagon ndaj ARNm.”
Ajo tha se zhvillimet kanë ndihmuar gjithashtu rregullatorët të mësojnë rreth vaksinave ARNm dhe si të merren me to.
Mes tjerash, shtoi se: “Kjo patjetër do të përshpejtojë edhe vaksinën tonë kundër kancerit.”
Duke marrë një qasje pozitive por të kujdesshme, prof. Tureci tha:
“Si shkencëtarë ne jemi gjithmonë në mëdyshje të themi se do të kemi një kurë për kancerin.
“Ne kemi një numër përparimesh dhe do të vazhdojmë të punojmë për to.” /Gazeta Shneta/