Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mjeku i Javës: Gastroenterologu Arbër Veliu bëri 35 endoskopi diagnostike brenda javës

Mjeku i javës 17/10/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mjeku i Javës kësaj radhe është përzgjedhur gastroenterologu Arbër Veliu, i cili punon në Klinikën e Gastroenterologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Veliu sipas raportit të performancës së tij brenda javës ka kryer 35 endoskopi diagnostike. Këto të dhëna janë siguruar nga drejtoresha e Klinikës Dr. Fitore Komoni, shkruan Gazeta Shneta.

Veliu është mjek specialist- Gastroenterolog- aktualisht u.d.Shef i Njesise se Endoskopise ne Kliniken e Gastroenterologjise me Hepatologji

Ai ka studiuar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës.

Më pastaj ka vazhduar avancimin profesional në Qendrën Universitare Spitalore “Nëna Terezë” në Tiranë , specializimin pasuniversitar kater vjecar ne degen e  Gastroenterologjisë dhe Hepatologjisë me Shef prof Dr. Bashkim Resulin.

Pas përfundimit të specializimit  dr. Arbër Veliu në vitin 2002-2003 ka qenë i perzgjedhur nga QKUK  si Gastroenterolog për Trajnim ne ERCP ne në Riad të Arabisë Saudite,  dhe pas kthimit  se bashku me Prof Samedin Haxhijaha kanë kryer ERCP –të e para në QKUK-ë. Në Vitin 2004 ka  filluar punën në Spitalin Universitar në Klinikën e Gastroenterologjisë.

Gjithashtu gjate kesaj periudhe ka bere shume trajnime  per endoskopi intervente, ERCP dhe EUS jashtë vendit në SHBA dhe EUROPE. Ka bërë  trajnim në Mayo Clinic Rochester Minnesota SHBA , në Masachusetts General Hospital, Harvard Medical School, Boston, në Hamburg-Eppendorf University Hospital Center në Hamburg , Gjermani ku mentor ka pasur Prof Nib Sohendra themeluesin e endoskopise intervente, Felloëship për endoskopi intervente nga ESGE në Amsterdam Medical Center(AMC), Amsterdam ,Holandë.

Dr.Veliu është nderuar me titullin ‘Felloë’ nga Shoqata Amerikane e Gastroenterologjisë. Titull ky që ndahet për herë të parë për një Gastroenterolog shqiptar.

Aktualisht është U.D Shef i endoskopisë në QKUK, Klinika e Gastroenterologjisë ku kryen shume procedura endoskopike diagnostike dhe terapeutike , dhe gatishmeri  pas orarit te punes per endoskopi intervente urgjente per raste me gjakderdhje gastrointestinale, trupa te huaj etj.

Artikulli paraprakShpërthim i rasteve me variantit Omicron në Britaninë e Madhe, pesë shenjat kryesore të virusit
Artikulli i rradhës Vaksinat kundër kancerit mund të jenë të disponueshme deri në vitin 2030

Ju sugjerojmë

Infektologia Kurteshi: Temperaturat e larta rrisin rrezikun e infeksioneve, higjiena mbetet mbrojtja më e mirë

21/07/2026 Lajme

Mjeku i Javës – Dr. Valon Hamza: Si ndikojnë temperaturat e larta në sistemin tretës

16/07/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës – Dr. Ramadan Halimi: Kur ankthi maskohet si sëmundje – simptomat që ngatërrojnë pacientët

06/07/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës: Dr. Zarife Rexha flet për rrezikun nga temperaturat e larta për pacientët me sëmundje kardiovaskulare

29/06/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës: Dr. Albana Bislimi Krasniqi flet për rëndësinë e dhurimit të gjakut dhe sfidat e furnizimit me gjak në Kosovë

22/06/2026 Mjeku i javës

Mjeku i Javës: Dr. Rreze Serhati-Morina flet për sëmundjet e tiroides, simptomat dhe rëndësinë e diagnostikimit në kohë

15/06/2026 Mjeku i javës
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.