Vaksinat anti covid nga Pfizer dhe Moderna kanë treguar efektivitet kundër zvogëlimit të rrezikut për hospitalizim tek të moshuarit.
Sipas Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), vaksinat anti covid nga Pfizer dhe Moderna kanë treguar 94 përqind efektivitet kundër hospitalizmit tek të moshuarit shkruan CNN, transmeton Gazeta Shneta.
Studimi përfshiu të dhënat e 417 të rriturve në ShBA të moshës 65 vjeç e tutje, me simptoma të ngjashme të Covid-19 që u pranuan mes 1 Janarit dhe 26 Marsit të këtij viti.
Në mesin e këtyre pacientëve, 187 rezultuan pozitiv me Covid-19 dhe 230 rezultuan negativ.
Studiuesit zbuluan se në mesin e pacientëve pozitiv, shumë prej tyre nuk ishin të vaksinuar, 18 prej tyre apo 10 përqind kishin marrë të paktën dozën e parë të vaksinën nga Pfizer apo Moderna, dhe vetëm një person ishte i vaksinuar plotësisht.
Sipas rezultateve, vaksina tregoi 64 përqind efektivitet në mesin e të moshuarve që ishin të vaksinuar pjesërisht.
Sipas studiuesve, këto të dhëna janë në përputhje me rezultatet e provave klinike.
“Këto të dhëna sugjerojnë se vazhdimi i procesit të vaksinimit në ShBA ka gjasa të ketë një ndikim në uljen e numrit të pacientëve të hospitalizuar dhe viktimave”, thanë studiuesit./GazetaShneta/