Çdo lindje, qoftë natyrale apo me operacion, është po aq unike sa do t’ua ndryshojë jetën tuaj me ardhjen në jetë të foshnjes suaj.
Sigurisht, përzgjedhja e lindjes do të jetë vendim personal duke u mbështetur në rekomandimet e mjekut tuaj shkruan Healthline, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Por, çfarë duhet të dini rreth lindjes natyrale?
-Qesja amniotike
Qesja amniotike është membrana e mbushur me lëng që rrethon foshnjen tuaj.Në momentin që kjo qese çahet, shpesh përshkruhet si ‘derdhja e ujrave’, meqë rast paralajmërohet procesi i lindjes.
-Kontraktimet
Kontraktimet janë shtrëngime apo ngërçe që fillojnë nga shpina.Këto kontraktime mund t’i keni përjetuar që nga tremujori i dytë, andaj ekspertët nuk bazohen shumë nëse është një shenjë e lindjes apo jo.
-Zgjerimi i qafës së mitrës
Qafa e mitrës është pjesa më e ulët e mitrës që hapet në vaginë.Ajo është një strukturë me tuba me gjatësi afërsisht 3 deri në 4 cm.Gjatë lindjes, roli i qafës së mitrës mund të ndryshojë, kështu duke bërë të mundshme depërtimin e foshnjes.
-Kanali i qafës së mitrës
Përfundimisht, kanali i qafës së mitrës duhet të hapet derisa qafa e mitrës arrin në 10 cm në diametër dhe kështu foshnja të jetë në gjendje të depërtojë përmes kanalit në vaginën tuaj.
-Lindja
Në momentin që koka e foshnjes suaj depërton jashtë është e mundur të përjetoni një lehtësim nga dhimbjet, por megjithatë do të keni edhe shqetësime.Në këtë fazë, mjeku juaj pastron lëngun amniotik në gojën dhe hundën e foshnjes, pasi është e rëndësishme të bëhet para se foshnja të fillojë të marrë frymë apo të qajë.Pas kësaj, mjeku juaj rrotullon kokën e foshnjes në përputhje me trupin, kështu duke mundësuar daljen e shpatullave dhe tërë trupit.
-Largimi i placentës
Placenta dhe qesja amniotike që mbrojnë foshnjen përgjatë nëntë muajve të shtatzënisë qëndrojnë në mitër edhe për pak minuta pas lindjes.Për këtë, mamia apo mjeku juaj do t’ju ndihmojnë në largimin e saj.Tashmë, mitra juaj ka formën e një grejpfruti, andaj largimi i placentës do të jetë i mundshëm./GazetaShneta/