Në nëntor të këtij viti, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) lajmëroi për një variant shqetësues, Omicron.
Më pak se një muaj më vonë, prevalenca e Omicron në Shtetet e Bashkuara është rritur në mënyrë të dukshme dhe ekspertët nuk presin që normat e infeksionit të ulen së shpejti shkruan VeryWell Health, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë në lidhje me komplikimet e shtatzënisë KËTU
“Po i afrohemi vendit ku ishim vitin e kaluar në fund të dhjetorit. Është alarmante,” tha për Verywell George Jour, MD
Duke hyr në vitin 2022, Jour u kërkoi njerëzve të praktikojnë masat e sigurisë.
Vetëm këtë javë, Omicron u bë varianti dominues i COVID-19 në ShBA. Tani është përgjegjës për 73.2 për qind të rasteve të Covid në ShBA, ka thënë Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).
Të dhënat paraprake në Afrikën e Jugut sugjeruan se varianti Omicron ka simptoma më të lehta, megjithëse nuk ka ende të dhëna të mjaftueshme për të përcaktuar ashpërsinë e Omicron.
Por, çfarë duhet të prisni në festat e fundvitit?
Ekspertët pajtohen që vaksinimet mbeten linja e parë e mbrojtjes kundër të gjitha varianteve të Covid. Ata gjithashtu theksojnë rëndësinë e mbajtjes së maskave dhe testimeve.
Kur bëhet fjalë për përparësinë, vaksinat vijnë së pari, pasuar nga përdorimi i maskës dhe më pas testimi.
Ai shtoi se individët e vaksinuar dhe të pavaksinuar duhet të mbajnë maska në mjedise publike, si brenda ashtu edhe jashtë.
Marrja e testeve të Covid para dhe pas një vizite në pushime mund të shërbejë gjithashtu si hapa paraprak për të paralajmëruar njerëzit nëse janë infektuar dhe kanë nevojë për karantinë, tha Jour./Gazeta Shneta/