Shkencëtarët nga Bristol zbuluan se kishte ‘një përmirësim të vogël të përgjithshëm’ midis bartësve të gjatë pasi kishin marrë vaksinën, duke ofruar shpresë për pacientët që luftonin me këtë gjendje.
Vaksinimi mund të lehtësojë ashpërsinë e simptomave tek njerëzit që vuajnë nga Covid i gjatë, sugjerojnë studimet e hershme shkruan The Independent.co.uk përcjell Gazeta Shneta.
Studim i kryer nga një ekip shkencëtarësh me bazë në Bristol zbuloi se kishte “një përmirësim të vogël të përgjithshëm” midis bartëve të gjatë pasi kishin marrë një vaksinë Covid-19.
Poashtu, studiuesit thanë se hulumtimi i cili përfshiu 44 pacientë të vaksinuar dhe 22 jo të vaksinuar me gjendje post- Covid, ishte shumë i vogël “për të bërë konkluzione të forta”, por këmbëngulën se nuk kishte asnjë provë që sugjeronte që njerëzit ende vuajnë nga simptomat që duhet të shmangin marrjen e vaksinës.
Shkencëtarët kanë bërë thirrje për kërkime të dedikuara në këto raporte, të cilat “ndonjëherë mund të tregojnë rrugën për zbulime të rëndësishme” tha Charles Bangham, kryetar i imunologjisë në Imperial College London. /Gazeta Shneta/