Shërbimi Spitalor Klinik Universitar ka njoftuar për numrin e pacientëve të sëmurë me Covid-19, të cilët po trajtohen në spitale. Sipas këtij institucioni, ka ulje të numrit të pacientëve.
“Bazuar në raportet e datës 28 prill 2021, në kuadër të klinikave Covid dhe spitaleve të përgjithshme, ka ulje të numrit të pacientëve që po trajtohen nga Sars-Cov-2”, thuhet në njoftim.
Numri i përgjithshëm i pacientëve që janë në trajtim është 616, ku prej tyre, 505 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 30 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 475 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.
Në QKUK janë të shtrirë 254 pacientë
6 prej tyre në gjendje të rënduar; 193 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë; 213 me oksigjeno-terapi