Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vakti i mëngjesit tepër i rëndësishëm

Jetë 19/05/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Disa njerëz e anashkalojnë vaktin e mëngjesit në një përpjekje për të humbur peshë, por kjo sjellje ka më shumë të ngjarë të shkaktojë shtim në peshë sesa humbje peshe. Shmangia e mëngjesit është e lidhur ngushtë me zhvillimin e obezitetit.

Studimet tregojnë se fëmijët, adoleshentët dhe të rriturit që janë mbipeshë dhe obezë, kanë tendencën që ta prishin më pak “agjërimin” në mëngjes se sa homologët e tyre të hollë.

Sipas studimeve, shmangia e vakteve, sidomos mëngjesit, në fakt mund ta bëjë kontrollin e peshës më të vështirë. Ata që nuk konsumojnë mëngjesin, priren të konsumojnë më shumë ushqim se zakonisht në vaktet e tjera,disa përdorin snack-e dhe fast food-e me plot kalori për të larguar urinë.

Disa studime sugjerojnë se njerëzit kanë tendencë për të grumbulluar më shumë dhjam, kur ata hanë më pak vakte por të mëdha në sasi, se sa kur ata konsumojnë të njëjtin numër të kalorive në vakte më të vogla e të shpeshta.

Vajzave adoleshente, lënia mënjanë e mëngjesit mund ti duket si një mënyrë e përkryer dhe logjike për të ulur numërin e kalorive të marra dhe në këtë mënyrë të bien në peshë. Është e rëndësishme sidomos për nënat  që të edukojnë fëmijët e tyre në lidhje me rëndësinë e vaktit të mëngjesit dhe rolin që luan në ruajtjen e një shëndeti të mirë dhe në parandalimin e obezitetit.

Studimet tregojnë se fëmijët që nuk hanë mëngjes , vonohen dhe mungojnë në shkollë më shpesh se fëmijët që hanë mëngjes rregullisht. Të përgatisësh  një mëngjes të mirë mund të jetë dicka e shpejtë dhe e lehtë,si psh të hedhësh qumësht  mbi drithëra (cereale).

Koha e “investuar” në mëngjes është shumë më e vlefshme se disa minuta shtesë gjumi që ju mund të merrni duke anashkaluar vaktin e mëngjesit. Duke furnizuar trurin dhe trupin me ushqim, ju do të keni më rendiment  në cdo gjë që bëni.

Nëse mendoni se ju dhe fëmijët tuaj nuk arrini dot të hani mëngjes në shtëpi, paketoni një natë para dicka që mund të hahet në rrugën për në shkollë ose punë.

Artikulli paraprakKatër mënyra sesi të shpëtoni përgjithmonë nga puçrrat
Artikulli i rradhës Kalendari i vizitave në shtatzëni, kur duhet të shkoni te mjeku?

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.