Infektologu Dr. Valbon Krasniqi erdhi në pozitën e ushtruesit të detyrës së drejtorit të SHSKUK-së në korrik të këtij viti, pas shkarkimit të Basri Sejdiut nga Bordi Drejtues.
Bordi tanimë ka shpallë edhe konkursin për drejtor. Konkursi është shpallë në fillim të dhjetorit për 15 ditë, por më pas u shtye edhe për 15 ditë të tjera sipas Ligjit për Zyrtarët Publik.
Konkursi pritet të përfundojë më 10 janar, dhe Krasniqi ka konfirmuar se do të jetë njëri nga kandidatët.
“Po mund t’ju konfirmoj se do të jem njëri nga kandidatët për drejtor në këtë konkurs”, ka deklaruar Krasniqi në emisionin Shneta në T7.
Kundërkandidatë të tij do të jenë edhe Saudin Maliqi, këshilltar i ministrit Armend Zemaj, Gani Halilaj ish-kandidat i PDK-së për deputet, Driton Ukmata, ish-këshilltar i Basri Sejdiut dhe Gloria Staka. /Gazeta Shneta/