Ekspertët e shëndetësisë kanë paralajmëruar në mënyrë të përsëritur kundër tubimeve për festat e fundvitit.
Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, tha se një simptomë delikate e Covidit që duhet të shikoni para se të dilni jashtë është humbja e nuhatjes si shenjë kryesore paralajmëruese, shkruan BestLife përcjell Gazeta Shneta.
Ndërsa shumë simptoma të Covidit mund të ngatërrohen lehtësisht me simptomat e sëmundjeve të tjera – të tilla si gripi, ftohja ose alergjitë, ekziston një simptomë që tenton të jetë unike për virusin.
“Padyshim, simptomat e hershme të sëmundjes Covid-19 janë shumë të ngjashme me një sindromë të ngjashme me gripin” tha Dr. Fauci për Robert Washington Costa gjatë një interviste me 23 nëntor.
Por nëse përjetoni anosmi, gjegjësisht humbje të nuhatjes, duhet ta merrni si sugjerim për të qëndruar në shtëpi për festat e fundvitit.
Sipas një studimi nga ‘University College London’ i botuar në muajin tetor zbuloi se 80 përqind e pacientëve me Covid përjetuan një humbje të nuhatjes, gjë që e bën atë një nga treguesit më të qartë se dikush ka koronavirus karshi mundësisë për një sëmundje tjetër. /Gazeta Shneta/