Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Valët e të nxehtit rrisin rrezikun e lindjes së parakohshme në Evropë

Jetë 02/06/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Valët e të nxehtit po ndikojnë ndjeshëm në shëndetin e grave shtatzëna dhe të të porsalindurve në Evropë, sipas një studimi të ri që ka analizuar miliona lindje në disa shtete evropiane.

Sipas të dhënave, temperaturat e larta mund të nxisin lindje të parakohshme, duke rritur rrezikun sidomos gjatë ditëve me temperatura ekstreme. Studimi vlerëson se rreth 1.41% e lindjeve të parakohshme gjatë verës lidhen drejtpërdrejt me nxehtësinë.

Në ditët me temperatura mesatare të larta, rreziku rritet me 2.8%, ndërsa në ditët me valë ekstreme të nxehtit arrin deri në 3.8%.

Analiza ka përfshirë rreth 36.6 milionë lindje në 250 qytete të 13 vendeve evropiane, gjatë periudhës 1979–2019.

Sipas studimit, vendet më të prekura janë Spanja, Italia dhe Estonia, ndërsa normat më të ulëta janë regjistruar në Zvicër.

Studiuesit theksojnë se jo të gjitha gratë shtatzëna janë të ekspozuara në mënyrë të njëjtë ndaj rrezikut, pasi faktorë si kushtet socio-ekonomike, niveli i arsimit dhe qasja në kujdes shëndetësor ndikojnë në ndjeshmërinë ndaj temperaturave të larta.

Po ashtu, periudha më e ndjeshme e shtatzënisë për lindje të parakohshme vlerësohet të jetë nga java e 31-të deri në javën e 40-të.

Ekspertët shpjegojnë se nxehtësia mund të ndikojë në organizëm duke rritur temperaturën trupore, duke shkaktuar dehidrim dhe duke ndikuar në proceset biologjike që lidhen me zhvillimin e fetusit dhe fillimin e kontraksioneve të mitrës.

Artikulli paraprakSëmundjet kronike mbeten sfidë në Kosovë, kërkohen masa parandaluese
Artikulli i rradhës Ilaçi i ri për astmën ul ndjeshëm nevojën për përdorimin e kortikosteroideve

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.