Varianti jashtëzakonisht ngjitës delta i koronavirusit, i gjetur për herë të parë në Indi, mund të bëhet lloji dominues në Shtetet e Bashkuara këtë verë, tha drejtoresha e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), Rochelle Walensky.
“Është më i transmetueshëm sesa varianti alfa, ose varianti i Mbretërisë së Bashkuar që kemi këtu”, tha Dr. Walensky në një intervistë me “Good Morning America” të ABC News.
“Ne pamë që shpejt u bë lloji dominant në një periudhë prej një ose dy muajsh, dhe unë parashikoj se do të jetë lloji dominues edhe këtu”, përcjell Gazeta Shneta.
Duke përsëritur vazhdimisht thirrjet për t’u vaksinuar, Dr. Walensky tha se ka frikë se mos një lloj i ri mund të rezultojë rezistent ndaj vaksinave, por theksoi se vaksinimi i plotë mbron nga varianti delta.
“Sado shqetësuese të jetë ky lloj delta në lidhje me hiper-transmetueshmërinë, vaksinat tona funksionojnë,” tha ajo. /Gazeta Shneta/