Mbrëmë ka ndërruar jetë ish-drejtori i Spitalit të Gjilanit Dr. Nisret Hajrullahu.
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar dhe drejtori aktual i spitalit të Gjilanit Dr. Arsim Emini, kanë shprehur ngushëllimet e tyre për familjen dhe kolegët ndërsa të ndjerin e kanë konsideruar si profesionist të dalluar, shkruan Gazeta Shneta.
“Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, me rastin e vdekjes së ish-drejtorit të Spitalit të përgjithshëm në Gjilan, dr. Nisret Hajrullahu, i shpreh ngushëllime familjes, kolegëve dhe stafit të spitalit. Humbëm një mjek, njeri të zellshëm e punëtor, që kontribuoi për zhvillimin dhe avancimin e shërbimeve shëndetësore në Spitalin e Gjilanit. Kujtimi për punën dhe veprimtarinë e tij do të mbetet çdoherë në mendjet tona”, thuhet në letrën e SHSKUK-së.
Drejtori i Spitalit të Gjilanit, Arsim Emini, ka thënë se vdekja e Hajrullahut është një lajm i trishtë.
“Me këtë humbje, Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit mbeti pa mjekun dhe profesionistin e dalluar, punëtorin shumëvjeçar, pacientët pa mjekun e tyre , kurse ne pa kolegun tonë të respektuar. Me këtë rast, në emër të menaxhmentit të SP të Gjilanit, i shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe farefisit së dr. Nisretit, kolegëve dhe shokëve e miqëve të tij. I përjetshëm qoftë kujtimi për kolegun tonë, dr Nisret Hajrullahun”, ka shkruar Emini në një postim në Facebook. /Gazeta Shneta/