Variani i ri i Covid-19, i cili për herë të parë u identifikua në Britaninë e Madhe, po del të jetë më i transmetueshëm dhe prek më shumë personat nën moshën 20-vjeçare.
Të dhënat janë siguruar nga një studim, në bashkëpunim me shkëncëtarët nga Imperial College London, The University of Edinburgh, Public Health England, the Wellcome Sanger Institute, the University of Birmingham dhe COVID-19 Genomics UK Consortium shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
Studiuesit kanë bërë të ditur se ndryshimi mes numrit të riprodhimit të mutacionit, në krahasim me variantet e tjera të virusit është 0.4 deri 0.7 më i lartë.
Sipas tyre, numri i riprodhimit për variantin e ri aktualisht është mes 1.4 dhe 1.8.
“Këto analiza tregojnë se varianti i ri i Covid-19 ka transmetueshmëri më të lartë se viruset e mëparshëm SARS-CoV-2”, tha profesor Neil Ferguson nga Imperial College London.
Studiuesit njoftuar se personat nën moshën 20-vjeçare janë më të predispozuar për të marrë këtë lloj të variantit./GazetaShneta/