Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK) ka bërë të ditur se vazhdon prezenca e vazhdueshme e manganit në ujin e liqenit të Badocit, derisa ka shtuar se po vazhdon monitorimi dhe përcjellja e cilësisë.
Përmes një njoftim në Facebook, IKSHPK-ja ka thënë se s’ka vend për panik, derisa ka përsëritur thirrjen që uji të mos përdoret për pirje, por vetëm për pastrim dhe mirëmbajtje të higjienës, shkruan Gazeta Shneta.
Ekipet e IKSHPK-së janë në terren 24/7 dhe po bëhen çdo ditë analiza fiziko-kimike të ujit të prodhuar në Fabrikën që furnizohet nga Liqeni akumulues i Badocit dhe qytetarët do të njoftohen me kohë për normalizimin e parametrave referent të ujit të pijshëm.
Njoftimi i plotë:
/Gazeta Shneta/