Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vdekja e fëmijës 3 vjeç, mjeku sqaron pse u zgjodh anestezia: Nga klinika doli i zgjuar në krahët e të atit

Lajme 05/10/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një fëmijë 3 vjeç humbi jetën pak ditë më parë në Tiranë. Për këtë rast, prindërit e tij kanë denoncuar klinikën dentare në pronësi të Roland Xhaxhos ku fëmija ishte dërguar.

Mjeku ka dalë me një deklaratë për shtyp ku pasi i shpreh ngushëllimet familjes thotë se ka punuar si anestezist reanimator prej më shumë se 40 vjetësh.

Sa i përket rastit në fjalë ai thotë se fëmija kreu në klinikë procedurat dentare nën anestezi të përgjithshme. Për këtë pretendon se ka sqaruar prindërit të cilët kanë firmosur edhe konsensusin.

Kjo mënyrë e trajtimit sipas tij u zgjodh si pasojë e një defekti në zemër që kishe djali i mitur.

“Djali ka lindur me defekt në zemër, për të cilin është operuar rreth dy vite më parë. Rekomandimi kryesor në këto raste është evitimi i çdo vatër infeksioni tek këta fëmijë sepse shkaktojnë infeksione të rënda në zemër. Në këtë rast fëmija kishte infeksione të dhëmbëve të cilat në mënyrë absolute duheshin kuruar brenda një seancë në mënyrë që të evitohej përhapja e infeksioneve”, deklaron ai.

Sipas mjekut, procedura ka qenë e zakonshme, rutinë sipas të gjitha protokolleve dhe pa asnjë problematikë të veçantë.

“Djali ka dalë nga klinika i zgjuar në krahët e babait të tij duke kërkuar të takonte vëllain më të vogël. Në shtëpi, djalit i janë dhënë ilaçet e rekomanduara nga ne, kështu që fëmija patjetër që ka qenë i zgjuar”, deklaron mjeku.

Sipas mjekut, gjendja është komplikuar kur fëmija ka qenë në shtëpi dhe më pas është dërguar në ambientet e QSUT-së nga prindërit.

“Këtë informacion ma bëri të ditur personalisht gjyshi i djalit, i cili erdhi më takoi në klinikë në orën 12:00 të natës”, është shprehur mjeku.

Xhaxho shprehet se sapo është informuar për këtë, ka kontaktuar me kolegët e QSUT dhe me kërkesë të familjarëve ka qenë duke i asistuar ata.

“Gjendja e tij shëndetësore u përmirësua ndjeshëm në 24 orët e para, por më pas fatkeqësisht është rënduar, pavarësisht përpjekjeve të pafundme. Unë nga ana profesionale kam bërë çdo gjë të mundur edhe në QSUT bashkë me kolegët e mi, për të shpëtuar jetën e fëmijës”.

“Më vjen sinqerisht keq për djalin, më dhemb zemra sidomos për ata prindër që nuk do e kenë më, por nga ana ime profesionale garantoj që ka qenë në maksimum në çdo moment”, shprehet ai.

Mjeku thotë se çdo hipotezë lidhur me gjendjen e fëmijës gjatë anestezisë dhe procedurës dentare është e pajustifikuar.

Sipas asaj që raportoi Klan News më herët gjatë së enjtes, prindërit dyshojnë se fëmijës i është injektuar një dozë e lartë narkoze në klinikën dentare.

Ata kanë deklaruar në polici se pasi mjeku i ka bërë grafinë, u ka thënë prindërve se fëmijës duhet t’i rregullohen 13-14. E për këtë shkak, është vendosur të ndërhyhet me narkozë totale. Pasi ka përfunduar ndërhyrja, fëmija nuk është zgjuar.

Prindërit kanë thënë në polici se mjeku informoi prindërit që ta merrnin fëmijën në banesë me argumentin se 3-vjeçari do të zgjohej.

Por i mituri nuk ka dhënë shenja reagimi as në banesë. Në këtë moment, prindërit telefonuan klinikën, e sipas tyre, askush nuk u është përgjigjur në telefon.

3-vjeçari u dërgua në spital, në pavijonin e Pediatrisë, në gjendje kome ku ka qëndruar 2 ditë dhe ka ndërruar jetë.

Policia ka bërë veprimet e para duke marrë në pyetje mjekun dhe stafin e klinikës. Rasti është referuar në prokurori për vepër penale “Neglizhencë në Mjekim”, e cila konsiderohet sipas Kodit Penal si kundravajtje penale dhe jo vepër penale. Policia dhe prokuroria po presin autopsinë e 3-vjeçarit për të kryer veprime të tjera. /tvklan.al

 

Artikulli paraprakKy suplement është i rëndësishëm për shëndetin e kockave
Artikulli i rradhës Udhëzime për prindërit, si të kuptoni kur vogëlushi juaj nuk ka nevojë për gjumin e ditës

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.