Prindërit u dënuan me burg nga gjykata pasi foshnja e tyre vdiq 9 orë pas lindjes
Dale dhe Shannon Hickman përfunduan në burg pasi djali i tyre vdiq vetëm nëntë orë pas lindjes.
Djali i tyre David lindi 2 muaj para kohe me mushkëri të pazhvilluara dhe një infeksion që kishte marr nga nëna derisa ajo ishte shtatzënë, transmeton Gazeta Shneta.
David vdiq për shkak të problemeve me frymëmarrje.
Prindërit i takojnë një besimi fetar i cili është kritikuar shpesh për shkak të kontradiktave. Anëtarëve të këtij besimi shpesh u vdesin fëmijët për shkak të praktikave të tyre.
Çifti ishte ankuar në gjykatë duke kërkuar nga prokuroria të nxjerrë fakte se ata e dinin se foshnja do të vdiste.
Gjatë gjykimit një mjek dëshmoi se David do të kishte 99 për qind shanse për të mbijetuar nëse prindërit do të intervenonin me kohë te mjeku.
Ata u dënuan me 18 muaj burg. /Gazeta Shneta/