Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vdekjet në QKUK, Prokuroria në pritje të autopsisë – s’ka të dyshuar

Lajme 21/09/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mos raportimi i vdekjes së dyshimtë nga ana e QKUK-së për tre pacientët, ka vështirësuar punën e Institutit të Mjekësisë Ligjore rreth procesit të autopsisë.

Kjo për arsye se varrimi ka shkaktuar dëmtime dhe kalbëzimi i trupave ka destabilizuar gjendjen për të nxjerrë rezultate të shpejta.

Drejtori i Institutit, Arsim Gërxhaliu, ka deklaruar se janë duke shqyrtuar mundësitë për t’i dërguar analizat jashtë vendit për shkak të rastit të komplikuar, shkruan Gazeta Shneta.

Prokuroria thotë se është në pritje të këtyre rezultateve për të vazhduar tutje me hetimet.

“Prokuroria në bashkëpunim me Policinë e Kosovës është duke zhvilluar hetime në rastin konkret. Jemi në pritje të raportit të autopsisë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore për të vdekurit, vdekja e të cilëve është cilësuar si e dyshimtë”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

Kjo e fundit nuk tregon nëse deri më tani ka ndonjë të dyshuar për rastin.

“Duke pas parasysh se rasti është në hetim e sipër, në këtë fazë të procedurës nuk mund të japim  të dhëna tjera”, është përgjigjur Prokuroria, e cila është duke hetuar tri raste të vdekjeve të dyshimta.

Por kështu nuk pretendon Qendra Klinike Universitare e Kosovës, e cila po insiston se janë 2 vdekje të dyshimta.

Drejtori i SHSKUK-së, Curr Gjocaj, ka deklaruar se vetëm 2 pacientë që janë operuar më 7 shtator, kanë ndërruar jetë, ndërsa i treti nuk është futur në operacion.

Prokuroria nuk ka sqaruar këtë deklaratë të tij.

Gjocaj deri më tani nuk ka pranuar të marr përgjegjësi për vdekjen e pacientëve, duke u arsyetuar se nuk punon në sallat e operacionit.

Gjatë ditës së sotme ai ka pritur kryeministrin Ramush Haradinaj dhe ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismaili. Mediat kanë raportuar se kryeministri ka kërkuar nga Gjocaj detaje për vdekjen e pacientëve, ndërsa ka paralajmëruar se do të ballafaqohen me defektet që kanë ndodhur në QKUK. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakOBSH jep alarmin: Kemi mungesë antibiotikësh, njerëzve po iu rrezikohet jeta
Artikulli i rradhës Motra e madhe ushqen me gji motrën e vogël, videoja ka mahnitur të gjithë botën

Ju sugjerojmë

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.