Ka ndërruar jetë specialisti i mjekësisë familjare Dr. Lulzim Kolgjeraj nga komuna e Prizrenit.
Lajmin e ka konfirmuar kryetari i komunës Mytaher Haskuka, i cili ka bërë të ditur se i ndjeri ka qenë duke u trajtuar për Covid-19 në QKUK që tre javë, shkruan Gazeta Shneta.
“Dr. Kolgjeraj i ka shërbyer shëndetësisë primare në Prizren për rreth tri dekada dhe ka qenë specialist i mjekësisë familjare në QMF në Gjonaj. Kjo është një humbje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për gjithë komunitetin shëndetësor. Në emrin tim personal dhe në emër të qytetarëve të Komunës së Prizrenit, shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Kolgjeraj dhe kolegët e tij. Zoti jua lehtësoftë dhimbjen!”, ka shkruar Haskuka.
Kolgjeraj është mjeku i katërt viktimë e koronavirusit në Kosovë. /Gazeta Shneta/