Mjeku i mjekësisë së përgjithshme, Nesim Miftari ka vdekur.
Lajmin mortor e ka bërë të ditur Oda e Mjekëve të Kosovës.
Miftari ka lindur në Bresanë dhe në vitin 1984 kishte përfunduar studimet për mjekësi të përgjithshme në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës.
Ai për vite me radhë ka punuar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Dragash si mjek i përgjithshëm.
Oda e Mjekëve të Kosovës i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij. /Gazeta Shneta/