Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), njoftoi të martën se rastet e koronavirusit janë trefishuar në të gjithë Evropën në gjashtë javët e fundit, duke përbërë gati gjysmën e të gjitha infeksioneve në nivel global.
Normat e shtrimit në spital janë dyfishuar gjithashtu, megjithëse – pranimet në kujdesin intensiv kanë mbetur të ulëta, shkruan MedicalxPress përcjell Gazeta Shneta.
Në një deklaratë të martën, drejtori i OBSH-së për Evropën, Dr. Hans Kluge, e përshkroi COVID-19 si “një sëmundje të keqe dhe potencialisht vdekjeprurëse” që njerëzit nuk duhet ta nënvlerësojnë.
OBSH publikoi të martën strategjinë e tyre të vjeshtës për menaxhimin e COVID-19.
Agjencia shëndetësore e OKB-së bëri thirrje për një dozë të dytë përforcuese të vaksinës për këdo nga mosha 5 vjeç e sipër me sistem të dobët imunitar, duke promovuar përdorimin e maskave në ambiente të mbyllura dhe në transportin publik, si dhe ventilim më të mirë në shkolla, zyra dhe vende të tjera. /Gazeta Shneta/