Ka vdekur në moshën 89-vjeçare Donald Triplett, i cili ishte personi i parë që u diagnostikua ndonjëherë me autizëm.
Triplett u identifikua si “rasti 1” në një punim të vitit 1943, i cili ishte i pari që eksploroi idenë e autizmit. Vitet e fundit, Triplett u bë i njohur pasi një libër dhe dokumentar – të dy të titulluar “In a Different Key” – u fokusuan në përvojën e tij, shkruan DS, transmeton Gazeta Shneta.
Rasti i tij, i një fëmije me sjellje të çuditshme dhe vështirësi emocionale çoi në diagnozën e parë të autizmit në botë. Triplett u institucionalizua shkurtimisht si fëmijë me rekomandimin e mjekëve, por prindërit e tij në fund kërkuan ekspertë për të kuptuar se çfarë e bënte djalin e tyre të ndryshëm.
Diagnoza e tij u analizua në Spitalin Johns Hopkins në Baltimore në raportin e vitit 1943 të titulluar ‘Çrregullimet autike në kontaktet afektive’, i cili mbetet një moment historik dhe një gur themeli në identifikimin e çrregullimeve të spektrit të autizmit.
“Ai ishte në botën e tij,” tha Breland, “por nëse do t’i jepnit dy numra treshifrorë, ai mund t’i shumëzonte më shpejt se sa ju mund të merrnit përgjigjen në një makinë llogaritëse.”/Gazeta Shneta/


