Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vdesin disa fëmijë nga të ftohtët ekstrem në Gaza, Izraeli kufizon ndihmat

Lajme 25/02/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Burimet theksuan se gjendja e shumë fëmijëve në Gaza është “kritike” për shkak të motit të ftohtë.

Tre fëmijë humbën jetën për shkak të ftohtët ekstrem në Rripin e Gazës, ku Izraeli kufizoi hyrjen e ndihmave pavarësisht armëpushimit.

Pavarësisht armëpushimit të arritur pas më shumë se 15 muajsh sulme izraelite, moti i ftohtë në Gaza, ku ka probleme me strehimin dhe ngrohjen për shkak të kufizimit të ndihmave, po shton vuajtjet e banorëve të rajonit.

Sipas lajmit të Agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve, WAFA, të bazuar në burimet shëndetësore, 3 fëmijë në Gaza humbën jetën për shkak të motit të ftohtë ekstrem.

Burimet theksuan se gjendja e shumë fëmijëve në Gaza është “kritike” për shkak të motit të ftohtë.

Numri i fëmijëve të vdekur nga të ftohtët në Gaza është rritur në 10.

Sipas të dhënave të Zyrës për Media të qeverisë në Gaza, më parë 7 fëmijë në Gaza patën humbur jetën nga të ftohtët.

Më shumë se 61.000 palestinezë janë vrarë, përfshirë 14.000 të cilët u zhdukën nën rrënoja, dhe 2 milionë njerëz janë zhvendosur gjatë sulmeve të Izraelit në Gaza, të cilat kanë vazhduar për më shumë se 15 muaj.

Sulmet synuan gjithashtu spitale, shtëpi dhe shkolla ku u strehuan palestinezët e zhvendosur, duke shkatërruar 88 për qind të infrastrukturës së Rripit të Gazës.

Për shkak të bllokadës së gjatë të Izraelit ndaj ndihmave humanitare në Gaza, njerëzit e rajonit kanë nevojë për ndihma si ushqim, ujë të pastër, strehim dhe materiale ngrohjeje. /TRT Balkan

 

 

 

 

Artikulli paraprakSi të njohim shenjat e autizmit te të rriturit
Artikulli i rradhës Si të rinjtë në Kinë po gjejnë terapi përmes inteligjencës artificiale

Ju sugjerojmë

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme

IHMK: Pasdite mund të ketë stuhi afatshkurtra, rrebeshe dhe mundësi breshëri

21/07/2026 Lajme

Infektiva liron pacientët e helmuar nga ushqimi, 19 prej tyre rezultuan me Salmonellë

21/07/2026 Lajme

69 raste me fruth që nga prilli në Kosovë, IKShPK: Vaksinimi është mbrojtja më e sigurt

21/07/2026 Lajme

Estofex: Kosova në nivelin 3 të rrezikut për stuhi të fuqishme

21/07/2026 Lajme

Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.