Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se sot kanë vdekur nënë e djalë nga Covid-19 në komunën e Gjilanit.
“Fatkeqësisht sonte u njoftova që dy anëtar të familjes Arifi nga Zhegra kanë vdekur nga Covid-19, dhe ky është rasti më i rëndë prej fillimit të pandemisë”, tha Haziri në Kanal10.
Haziri po ashtu theksoi se janë diku 900 raste aktive me Covid-19 në Gjilan.
Ai ka theksuar se deri tani në Gjilan nga ky virus kanë vdekur 180 persona.