Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rregullatori i BE -së vlerëson nëse nevojitet doza e tretë e vaksinës kundër COVID

Lajme 06/09/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), thotë se ka filluar një vlerësim të shpejtë nëse do të rekomandojë një dozë përforcuese të tretë të vaksinës së koronavirusit të prodhuar nga Pfizer/BioNTech.

Në një deklaratë të hënën, rregullatori i barnave të BE -së, thotë se po shqyrton nëse një dozë e tretë e vaksinës duhet të jepet gjashtë muaj pasi individët mbi 16 vjeç e sipër – kanë marrë të dy doza, ‘për të rivendosur mbrojtjen pasi të jetë zbehur numri i antitrupave’, shkruan MedicalxPress përcjell Gazeta Shneta.

Ekspertët e EMA-së, po kryejnë një “vlerësim të përshpejtuar” të të dhënave të paraqitura nga Pfizer dhe BioNTech, duke përfshirë rezultatet nga një hulumtim i vazhdueshëm në të cilin rreth 300 të rritur të shëndetshëm morën një dozë përforcuese rreth gjashtë muaj pas dozës së tyre të dytë.

Kompania Pfizer tashmë ka paraqitur një kërkesë tek Administrata e Ushqimit dhe Barnave të SHBA-së, FDA, për autorizimin e një doze të tretë dhe qeveria amerikane, njoftoi që muajin e kaluar se një dozë e tretë ka të ngjarë të jetë në dispozicion deri në fund të shtatorit.

Izraeli tashmë ka filluar të administrojë doza përforcuese dhe plani është duke u shqyrtuar në vende të tjera për popullatat e cenueshme, përfshirë Francën dhe Gjermaninë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë u është lutur vendeve të pasura që të mos përdorin dozat përforcuese deri të paktën në fund të shtatorit, duke thënë se nuk ka të dhëna shkencore që vërtetojnë se dozat janë të nevojshme. Ekspertët e OBSH-së, thonë se vaksinat COVID-19 do të viheshin në përdorim më të mirë në vendet në zhvillim, të cilat kanë marrë më pak se 2% të më shumë se 5 miliardë dozave të administruara.

Agjencia EMA me qendër në Amsterdam, njofton se pret që të marrë një vendim nëse do të rekomandojë ose jo – një dozë të tretë të vaksinës Pfizer në javët e ardhshme. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakCOVID-19: Virusi në Finlandë, shpresohet të frenohet pasi të jetë vaksinuar 80% e popullsisë
Artikulli i rradhës Vdesin nga COVID-19 nënë e bir nga Zhegra e Gjilanit

Ju sugjerojmë

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.