Nëna e dy fëmijëve Kristie Miller, 38-vjeçe, ishte shtatzënë me binjakë. Njëri prej tyre kishte kufizim të rritjes intraurine dhe nuk pritej të mbijetonte. Në javën e 29-të, Kristie u desh të lindte me prerje emergjente cezariane, kur papritmas iu shqye placenta, transmeton Gazeta Shneta.
“Filloi të më rrjedhte gjak nga shqyerja, por para 18 javësh sapo u ula në tualet, diçka ra.. Mendoja se ishte bebja, nuk mund të shikoja. E thërrita burrin tim që të shikonte në tualent. Ishte një ngjizje e madhe. Shkova në spital dhe ata zbuluan se njëri fëmijë ishte me kufizim në rritje. Kufizimi në rritje nuk ishte ajo çfarë shkaktonte gjak, megjithatë, ata në të vërtetë nuk kishin përgjigjje në lidhje me këtë.
Në javën e 22-të, përjetova një tjetër gjakderdhje dhe u shtrova në spital për një javë. Ata më thanë se kjo ndodhte vetëm si shkak që isha shtatzënë me binjakë. Isha duke i rritur këta binjakë, ishte me të vërtetë e frikshme të mendoja se nuk do të mund t’i shihja.
Në javën e 29-të më thanë se qarkullimi i gjakut ishte shumë i ngadalshëm, kështu, bebet duhet të lindnin sa më shpejtë që të ishte e mundur. Mu desht të bëja një lindje emergjente cezariane.
Ata u përpoqën të heqnin placentën e Tyson-it, por ishte futur thellë brenda. Placenta e tij ishte duke u rritur në murët e mitrës. Ata vazhduan ta tërheqnin.. kështu un pësova një gjakderdhje të brendshme. Si rast i kësaj, un vdiqa dhe shpëtova me goditje elektrike. Përbrenda 24 orëve, un morra tri transfuzione gjaku.
Gjëja e parë që doja të dija ishte përreth binjakëve të mi. Falë perendisë, ata kishin shpëtuar.
Tysoni kishte 810 gram, ndërsa Chanel 1.25 kg.
Rëndësi ka që ata shpëtuan.”/Gazeta Shneta/