Një ringjallje e rasteve të COVID-19 në Evropë, këtë herë e nxitur nga nënvariantet e reja, me përhapje të shpejtë të Omicron, po kërcënon edhe një herë të prishë planet e verës tek njerëzit.
Disa vende të Evropës Perëndimore kanë regjistruar së fundmi numrin e tyre më të lartë ditor të rasteve në muaj, pjesërisht për shkak të nënvarianteve të Omicron BA.4 dhe BA.5, shkruan MedicalxPress përcjell Gazeta Shneta.
Rritja e rasteve ka nxitur thirrjet për vigjilencë të shtuar në të gjithë vendet që kanë relaksuar shumicën, nëse jo të gjitha kufizimet e koronavirusit.
Në dy javët e fundit u trefishua numri i rasteve aktive me Covid-19 në Kosovë
Ringjallja e parë e rasteve të sërishme me COVID, erdhi në muajin maj në Portugali, ku nëntipi BA.5 nxiti një valë që goditi pothuajse 30,000 raste në ditë në fillim të qershorit. Megjithatë, ajo valë ka filluar të ulet.
Italia regjistroi më shumë se 62,700 raste të martën, gati numër i dyfishuar nga java e kaluar, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
Ndërsa, Gjermania ndërkohë raportoi më shumë se 122,000 raste të martën.
Franca regjistroi mbi 95,000 raste ditën e martë, numrin e saj më të lartë ditor që nga fundi i prillit, që përfaqëson një rritje prej 45 për qind në vetëm një javë.
Rastet janë rritur gjithashtu në Britani, ku ka pasur një rritje shtatëfish të riinfeksionit të Omicron, sipas Zyrës për Statistikat Kombëtare (ONS). /Gazeta Shneta/