Franca ka zbuluar 277 raste të lisë së majmunëve, thanë autoritetet shëndetësore të martën, duke përfshirë rastin e parë në vend – të një gruaje të infektuar me virusin.
Numri i rasteve është rritur ndjeshëm që nga shifra e fundit zyrtare prej 183 rastesh – pesë ditë më parë. Por në Francë nuk ka pasur vdekje që i atribuohen lisë së majmunëve, shkruan MedicalxPress përcjell Gazeta Shneta.
Simptomat fillestare normale të lisë së majmunit përfshijnë temperaturë të lartë, ënjtje të nyjeve limfatike dhe skuqje të lëkurës.
Deri kohët e fundit, sëmundja virale në përgjithësi ishte e kufizuar në Afrikën Perëndimore dhe Qendrore, por tani është e pranishme në disa kontinente, veçanërisht në Evropë.
Ndër rastet e fundit të regjistruara në Francë, “është konfirmuar një rast i parë femër, mënyra e transmetimit të të cilës është aktualish duke u hetuar, dhe të gjithë të tjerët janë meshkuj”, tha në një deklaratë agjencia kombëtare franceze e shëndetit publik.
Deri më tani, shpërthimi i fundit i lisë së majmunëve, i cili aktualisht po prek rreth 40 vende në botë, ka prekur kryesisht burrat.
Organizata Botërore e Shëndetësisë do të mbajë një takim urgjent të enjten për të përcaktuar nëse do të klasifikohet shpërthimi global i lisë së majmunëve si një emergjencë e shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar.
Rasti i parë i lisë së majmunit në Francë u zbulua më 20 maj, në të njëjtën ditë që virusi u zbulua në Gjermaninë fqinje. /Gazeta Shneta/