Ka ndodhur një vetëaksident i një autobusi të shkollës në qytetin e Prishtinës.
Autobusi i shkollës është përplasur me njërin nga semaforët, në rrugën “25 Nëntori”, më saktësisht afër Postës Kosovare.
Burimet e Gazetës kanë mësuar se autobusi i shkollës nuk ka pasur udhëtarë brenda, madje ka munguar edhe vozitësi i makinës.
Gazeta Shneta ka arritur të siguroj disa fotografi të aksidentit: