Rreth 24% e të moshuarve në mbarë botën përballen me dobësi fizike, një gjendje që rrit ndjeshëm rrezikun për rënie, dëmtim njohës dhe humbje të pavarësisë.
Një studim i ri i publikuar në “PLOS One”, tregon se shtimi i ritmit të ecjes me vetëm 14 hapa më shumë në minutë mund të përmirësojë dukshëm funksionin fizik tek personat e moshuar të cilët janë të dobët ose në prag të dobësimit, shkruan burimi Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.
Studiuesit rekrutuan 102 banorë të një komuniteti pensionistësh, të moshës 60 vjeç e sipër, të cilët konsideroheshin afër rrezikut. Ata u ndanë në dy grupe: një grup që ecte në ritmin e zakonshëm dhe një grup që udhëzohej të ecte me një ritëm pak më të shpejtë.
Rezultatet treguan se pjesëmarrësit që rritën ritmin e ecjes me rreth 14 hapa/minutë nga norma e tyre panë përmirësime të ndjeshme në funksionin e përgjithshëm fizik.
Sipas autorit kryesor, Dr. Daniel Rubin, kjo është një mënyrë praktike dhe e sigurt për të rritur intensitetin e aktivitetit fizik tek të moshuarit.
Për më tepër, studiuesit zhvilluan një aplikacion në smartfon që mat me saktësi ritmin e ecjes, duke ndihmuar të moshuarit të ndjekin progresin e tyre dhe të vendosin objektiva të matshme. Kjo mund të jetë një zgjidhje efektive dhe e thjeshtë për të promovuar plakje aktive dhe të shëndetshme. /Gazeta Shneta/


