Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dieta mesdhetare dhe bimore: Ndërhyrjet dietike efektive kundër konstipacionit kronik te të moshuarit

Jetë 27/03/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Konstipacioni kronik ndodh kur një person ka vështirësi në kryerjen e jashtëqitjes për tre muaj ose më shumë. Edhe pse mund të prekë njerëzit në çdo moshë, konstipacioni kronik është më i zakonshëm te të moshuarit.

Studime të mëparshme tregojnë se 15-30% e të rriturve mbi 60 vjeç përjetojnë këtë problem, shkruan burimi Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.

Një studim i ri ka zbuluar se ndjekja e dietës mesdhetare ose dietës bimore mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të konstipacionit kronik te të rriturit në moshë të mesme dhe të moshuar. Sipas studiuesve, rreth 15% e popullsisë globale përjeton konstipacion kronik, i cili ndikon thellësisht në cilësinë e jetës së tyre.

Dr. Kyle Staller, gastroenterolog dhe drejtues i Laboratorit të Motilitetit Gastrointestinal në Spitalin e Përgjithshëm të Masaçusets tha për Medical News Today se “konstipacioni kronik është shumë i përhapur te të moshuarit dhe ndikon ndjeshëm në cilësinë e jetës.”

Ai shtoi se ky problem ngarkon ndjeshëm edhe sistemin shëndetësor me miliona vizita ambulatore dhe në urgjencë, si dhe me shpenzime të mëdha mjekësore.

Pasi që plakja është një nga faktorët kryesorë të rrezikut për konstipacionin kronik, është e domosdoshme gjetja e strategjive të thjeshta dhe të arritshme për parandalimin e tij, për të zvogëluar vuajtjet personale dhe barrën ndaj sistemit shëndetësor.

Ky studim botuar së fundmi në revistën “Gastroenterology”, nënvizon rëndësinë e dietave të pasura me perime dhe fruta si metoda efikase për parandalimin e konstipacionit kronik në moshat më të avancuara. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakAgjencia Evropiane për Sigurinë Ushqimore vendos kufij të rinj për fluorin tek fëmijët në BE
Artikulli i rradhës Vetëm 14 hapa më shumë në minutë për të përmirësuar funksionin fizik te të moshuarit

Ju sugjerojmë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dy persona në gjendje të rëndë

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.