Në 24 orët e fundit janë regjistruar 18 raste të infektimit me Covid, njofton Ministria e Shëndetësisë (MSh).
“Nga 2.198 testime, 18 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.”, thuhet në njoftim.
Fatmirësisht, brenda kësaj periudhe nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes nga Covid shkruan Gazeta Shneta.
Në anën tjetër, 23 qytetarë janë shëruar nga Covid, kurse numri i rasteve aktive ka rënë në 510.
Së fundmi, në 24 orët e fundit janë dhënë 5,560 doza të vaksinës, kurse 686,238 qytetarë janë vaksinuar plotësisht./Gazeta Shneta/