Kirurgu Enver Fekaj e pranoi se i kërkoi para një pacienti 19-vjeçar për ta operuar në spital publik.
Por, thotë se një gjë të tillë e ka bërë për shaka. Me shaka ose jo, mjeku Fekaj për shumë kohë e la me plagë të hapur 19-vjeçarin duke refuzuar dhe madje duke ia pamundësuar operimin në Kirurgjinë Abdominale, shkruan Gazeta Shneta.
E, ‘krahë të fortë’ në këtë veprim të tij e pati edhe drejtorin e klinikës, Dr Rifat Bajrami.
Kujtojmë se vetëm ditë më parë, kjo klinikë hyri në grevë duke kërkuar rritje page të dinjitetshme për shërbimet që ofrojnë.
Duke u ndarë nga kolegët e tyre, ata kërkuan nga kryeministri dhe Qeveria e Kosovës ngritje page për kirurgët, pasi aplikimi i tyre është më i ndjeshëm. /Gazeta Shneta/