Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Më thuaj sa herë në javë bën seks, të të them çfarë përfitimesh shëndetësore ke

Femina 10/02/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dihet që seksi i bën mirë jashtëzakonisht shëndetit, mirëpo përparësitë të cilat nga ai i ka trupi juaj varen ekskluzivisht nga ajo se sa ditë në javë e praktikoni. Të gjithë ekspertët seksualë dhe seksologët do të thonë që seksi është jashtëzakonisht i mirë për shëndetin, mirëpo sa të mira keni nga ai, varet vetëm nga ju.

Sa më shpesh që ta praktikoni seksin, do të jeni më të shëndetshëm, ndërkaq varësisht nga numri i ditëve në javë të cilat i kaloni me lojëra të zjarrta në shtrat, do të keni pak apo shumë përparësi shëndetësore.

Ja si ndikon seksi tek ju në harmoni me numrin e ditëve në javë.

Një herë në shtatë ditë

Seksi një herë në javë pozitivisht do të ndikojnë në mbajtjen e linjës suaj trupore.

Marrëdhënia seksuale ndikon në shtimin e hormonit të dashurisë oksicotinë, i cili, pos që nxit afërsinë midis partnerëve, kontribuon edhe në gjumë të qetë dhe cilësor, thotë dr. Helen Fisher, antropologe në Universitetin Rugers.

Sa më shumë gjumë – më pak peshë trupore, sepse gjumi rregullon hormonin grelinë dhe leptinë, të cilat janë përgjegjëse për ndjenjën e urisë.

Dy herë në javë

Personat të cilët kënaqen duke bërë seks së paku dy herë në javë kanë 30 për qind më të lartë nivelin e imunoglobulinës, i cili organizmit i ndihmon që të mbrohet nga sëmundjet, kanë treguar hulumtimet amerikane.

Nëse keni seks të rregullt, imuniteti ju është më i fuqishëm, andaj edhe janë më të vogla shanset që të prekeni nga ndonjë infeksion.

Tri herë në javë

Shumicës u është më argëtuese aksioni në krevat (apo ku ua do qejfi) se sa në palestër, apo jo? Seksi ngre numrin e rrahjeve të zemrës dhe shpejton qarkullimin e gjakut.

Njerëzit të cilët kënaqen duke bërë seks së paku tri herë në javë i ekspozohen 50 për qind më pak rrezikut nga infarkti nga ata të cilët nuk e kanë atë mundësi, kanë treguar studimet e shkencëtarëve në Universitetin e Bristolit.

Katër herë në javë

Seksi i praktikuar katër herë në javë do t’i bëjë mrekulli organizmit tuaj. Nëse shpesh kënaqeni me seks, më gjatë do të dukeni më të rinj.

Gjatë seksit rritet prodhimi i kolagjenit, i cili pengon paraqitjen e rrudhave dhe shenjave në lëkurë, thonë mjekët e Spitalit Mbretëror në Edinburg, të cilët u morën me hulumtimin që kanë të bëjnë me këtë temë.

Jeta cilësore seksuale bën që teni dhe flokët tuaj të shkëlqejnë, sepse qarkullimi i gjakut shpejtohet gjatë seksit.

Vetvetiu, lëkura merr më shumë oksigjen dhe bëhet më e freskët. Gjithashtu, qarkullimi i shpejtuar i gjakut ndikon në lirimin e toksinës dhe i bën buzët më të plota.

Pesë herë në javë

Marrëdhëniet e rregullta seksuale na ngrenë nivelin e përgjithshëm të energjisë, na bëjnë të ndihemi më optimistë dhe më kreativë (në të gjitha sferat e jetës, jo vetëm më shtrat). Veç kësaj, marrëdhënia juaj me partnerin do të jetë më cilësore, thotë dr. Fisher.

Gjashtë herë në javë

Seksi na bën më të mençur. Qarkullimi i mirë i gjakut do të thotë që edhe truri të punojë më mirë, ndërkaq kur përjetojmë orgazmën dhe “eksplodimin” e hormoneve, shumica e të cilave ndikojnë edhe në forcën tonë intelektuale në mënyrën më pozitive të mundshme.

Shtatë herë në javë

Nëse arrini ta praktikoni këtë, bravo ju qoftë! Pra, do të thotë që nuk lejoni që “faktorët pengues” (siç është stresi në punë) t’ju pengojnë që të kënaqeni me jetën.

Seksi i rregullt ul nivelin e stresit dhe zbut çrregullimet anskioze, të cilat janë aq të shpeshta në kohën e sotme, tregojnë hulumtimet, ndërkaq shpjegimi për këtë fshihet me siguri në shtimin e endorfinës, e cila ju ngre libidonë dhe ju nxit të bëni dashuri.

Artikulli paraprakVetëm ditë më parë, kirurgu Fekaj seriozisht kërkonte rritje page
Artikulli i rradhës Sasia e ujit që duhet të pijë një grua shtatzënë, asnjëra nuk po e respekton rregullin

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Endometrioza nuk shkakton vetëm dhimbje, mund të shfaqet edhe me migrenë, probleme me tretjen, ankth e depresion

17/07/2026 Femina

Pse valët e të nxehtit i godasin më rëndë gratë? Ekspertët shpjegojnë rreziqet që shpesh neglizhohen

10/07/2026 Femina

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

Studim: Ruajtja e fertilitetit shpesh neglizhohet te gratë e reja me kancer

29/06/2026 Femina

Studimi i madh zbulon se shumica e trajtimeve shtesë në IVF nuk rrisin shanset për shtatzëni

26/06/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.