Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Veterani 104 vjeçar shërohet nga koronavirusi pikërisht në kohë për festimin e datëlindjes së tij

Jetë 10/04/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

William Bill Lapschies festoi datëlindjen e tij të 104-të. Familja e tij solli balona, tortë me çokollatë dhe picën e tij të preferuar. Dita ishte jashtëzakonisht e veçantë. Por, jo vetëm sepse Bill po bënte 104 vjeç.

Veterani, në ditën e datëlindjes së tij, u shërua plotësisht nga koronavirusi duke u bërë një nga të mbijetuarit më të vjetër të njohur me Covid-19, transmeton Gazeta Shneta.

Në ditët e para të marsit, William, së bashku me 15 persona tjerë të moshuar rezultuan pozitiv me koronavirus.

Njerëzit e moshuar janë akoma më të prekur në betejën kundër koronavirusit. Ata vuajnë shumë komplikime në një shkallë më të lartë se të rriturit që preken nga virusi. Në mënyrë tragjike, shpesh këto komplikime janë fatale. Sidoqoftë, disa pacientë të moshuar janë shëruar nga koronavirusi.

Për shembull, muajin e kaluar, një burrë 95 vjeç u shërua nga Covid-19 pasi kishte simptoma të buta. Një tjetër grua 90 vjeçare u rikuperua. Për më tepër, një italian 101 vjeçar fitoi gjithashtu betejën me virusin vdekjeprurës.

Mjekët që mjekuan William i thanë familjes së tij se kishte pneumoni. Pas kësaj, më 11 mars, ai rezultoi pozitiv për koronavirus.

Disa ditë, shëndeti i tij dukej se po përmirësohej. Ai ishte duke buzëqeshur nën maskën mjekësore ndërsa mjekët po kujdeseshin për të.

William lindi më 1 prill 1916. Pasi mbaroi shkollën e mesme, ai punoi në një mulli letre në Salem, Oregon. Më 1939, ai u martua me Almadean Buetell. Kishin dy vajza, gjashtë nipër e mbesa, 14 stërmbesa dhe pesë stërnipa. /GazetaShneta/

Artikulli paraprakGjaku i personave të shëruar nga koronavirusi ndihmon një pacient të infektuar të dalë nga ventilatori në vetëm dy ditë
Artikulli i rradhës Koronavirusi mbërrin edhe tek fiset e Amazonës, konfirmohet një 15 vjeçar

Ju sugjerojmë

Nga duhani tek stresi psikologjik këto janë 6 arsyet se përse kolesteroli juaj është i lartë

18/06/2026 Jetë

Obeziteti nuk është vetëm peshë e tepërt: Ekspertët e lidhin drejtpërdrejt me sëmundjet e zemrës dhe veshkave

17/06/2026 Jetë

Vetëm pak minuta ecje mund t’ju përmirësojnë kujtesën, thonë shkencëtarët

17/06/2026 Jetë

Studim: Personat që jetojnë bashkë ndajnë edhe bakteret e zorrëve dhe gojës

17/06/2026 Jetë

Vuani nga alergjitë sezonale? Nëntë mënyra të rekomanduara nga ekspertët për t’u mbrojtur

17/06/2026 Jetë

A po na bën inteligjenca artificiale më pak të aftë për të menduar?

17/06/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.