Një pjesëtar i komunitetit Yanomami është në spital pasi u bë anëtari i parë i fisit të tij që u prek nga koronavirusi.
Tani ekziston frika se sëmundja mund të përfshijë grupe të tëra indijene pas pranimit të tij në Spitalin e Përgjithshëm të Roraima, Brazil, ku ai ishte në gjendje kritike, transmeton Gazeta Shneta.
Ai u dërgua atje me 2 prill duke vuajtur nga një gulçim, dhimbje në gjoks, një dhimbje në dyt dhe ethe kurse tani është në kujdesin intenziv.
Popujt autoktonë në pyjet e Amazonës janë veçanërisht të prekshëm nga sëmundjet e ndryshme sepse ata janë të izoluar historikisht nga mikrobet kundër të cilave pjesa më e madhe e botës kanë zhvilluar imunitet.
Ministri i Shëndetësisë, Luiz Henrique Mandetta, tha se u konfirmua një rast në mesin e Yanomami, i cili është shumë shqetësues.
“Ne duhet të jemi trefish më të kujdesshëm me komunitetin (indigjenë), veçanërisht me ata që kanë shumë pak kontakte me botën e jashtme”, shtoi ai.
Të izoluar kryesisht nga bota e jashtme deri në mesin e shkurllit të 20-të, ata u shkatërruan nga sëmundje të tilla si fruthi dhe malarja në vitet 1970. /GazetaShneta/