Vuani nga diabeti? Ushqimeve që duhet t’u thoni PO dhe JO

2017-07-13 në ora 20:14

Kur ne konsumojmë ushqime me përmbajtje karbohidratesh ato gjatë tretjes kthehen në sheqer i cili hyn në gjak. Ndërkohë që niveli i sheqerit në gjak rritet, pankreasi prodhon insulinë , hormoni që çel dyert e qelizave për të pranuar sheqerin për ta përdorur si energji ose për ta depozituar. Kur qelizat pranojnë sheqerin në brendësi të tyre, ai ulet në gjak.

Kur kjo ndodh, pankreasi prodhon glikogjenin, hormoni që sinjalizon mëlçinë të çlirojë në gjak sheqerin e depozituar. Kjo loje midis insulinës dhe glikogjenit siguron furnizimin e qëndrueshëm me sheqer si ushqim për qelizat e gjakut dhe sidomos të trurit. Metabolizmi i karbohidrateve është i rëndësishëm në zhvillimin e diabetit te tipit 2, i cili ndodh kur trupi nuk arrin te prodhoje mjaftueshëm insulinë ose nuk e përdor dot atë siç duhet, transmeton Gazeta Shëndeti.

Indeksi Glicemik

Indeksi glicemik i vendos ushqimet me përmbajtje karbohidratesh në një shkallë nga 0-100 që tregon se sa shpejt dhe sa shumë këto ushqime rrisin nivelin e sheqerit në gjak. Ushqimet me indeks glicemik të lartë, si buka e bardhë, treten shpejt dhe shkaktojnë luhatje të mëdha të sheqerit në gjak. Ushqimet me indeks glicemik të ulët, si tërshëra përthithen më ngadalë dhe e rrisin gradualisht sheqerin në gjak.

Faktorët që ndikojnë indeksin glicemik:

· Përpunimi: drithërat e bluara kanë indeks glicemik më të lartë se sa drithërat e plotë.

  • Forma fizike: drithërat e bluar imët kane indeks më të lartë se sa drithërat e bluara me copëza më të mëdha.
  • Fibrat: ushqimet e pasura në fibra kanë indeks më të ulët sepse treten me ngadalë.
  • Pjekja: sa më të pjekura të jenë frutat, aq me indeks të lartë kanë në krahasim me frutat e papjekura mirë.
  • Yndyra dhe aciditeti: Vaktet me përmbajtje yndyre dhe ushqimesh acide si për shembull uthulla e mollës, kane ritëm më të ngadaltë të kthimit në sheqer.

Ngarkesa Glicemike

Ngarkesa glicemike tregon sa shumë rritet sheqeri si pasojë e konsumit të një ushqimi me përmbajtje karbohidratesh.
Për një kontroll më të mirë të sheqerit në gjak, zgjidhni ushqime me ngarkesë të ulët glicemike.

Ushqimet me ngarkësë të ulët glicemike

  • Himet e drithërave
  • Mollët me lëkurë
  • Portokalli
  • Fasulet e zeza
  • Fasulet
  • Thjerrëzat
  • Qumështi i skremuar
  • Kikirikët
  • Karotat

Ushqime me ngarkesë glicemike mesatar

  1. Orizi i egër
  2. Orizi integral
  3. Tërshëra
  4. Elbi
  5. Bullguri
  6. Makaronat integrale
  7. Buka integrale
  8. Patatja e ëmbël

Ushqimet me ngarkesë tëlarte glicemike

  • Patate të pjekura
  • Patate të skuqura
  • Lëngje frutash me sheqer
  • Rrush i thatë
  • Cous Cous
  • Orizi i bardhë
  • Makaronat e bardha

Diabeti tipi 2

I thoni –PO-:

  • Salmonit, sardeleve, merlucit, tonit në konserve uji, kocës e levrekut të egër (ulin rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Diabeti i tipit 2 ndodh shumë më rrallë në popullata që konsumojnë shumë shpesh këto peshq).
  • Zarzavateve me gjethe jeshile: spinaq, pazi, gjethe panxhari dhe patate të ëmbël (të pasura në antioksidues, vitaminë C, vitaminë E. Patatja e ëmbël mendohet të ketë përbërës specifike që ndihmojnë ekuilibrimin e glicemisë).
  • Hudhrave (parandalon sëmundje të zemrës, një nga komplikacionet kryesore të diabetit).
  • Qepëve (të pasura në krom, ndihmojnë metabolizmin e sheqerit).
  • Domateve ( të pasura në krom dhe antioksidues, lëngu i tyre ul tendencën e mpiksjes së gjakut).
  • Kanellës (jo vetëm stimulon receptorët e i nsulinës, gjithashtu rrit në mënyrë të ndjeshme aftësinë e qelizës në përdorimin e glukozës).
  • Frutave të freskëta (duke u konsumuar në sasi të kontrolluara ato ofrojnë antioksidues dhe kanëefekt stabilizues të glicemisë).
  • Frutave te kuqe & vishnje (thanat, manaferrat, boronicat, kumbullat, shegët etj, ulin sheqerin ne gjak ne personat me diabet).

I thoni PO por –ME MASË-

  • Arrave (burim i shkëlqyer i yndyrave esenciale)
  • Drithërave te plota (përmbajnë fibra beneficiale)
  • Vajit të ullirit ekstra të virgjër (vaktet që përmbajnë vaj ulliri kanë efekt pozitiv në nivelin e sheqerit në gjak që i pason ato)

I thoni –JO-

Sheqerit të tavolinës

Frutave te thara (fiq, kajsi, kumbulla, hurma të thara)

Ushqimeve me përmbajtje të lartë hekuri sidomos mishit të kuq (disa individë që vuajnë nga diabeti, sidomos meshkujt, mund të kenë nivele të larta të hekurit ne gjak, gjë që lidhet me rrezikun për komplikacione si pasojë e problemeve të sheqerit ne gjak.

Tepricës së yndyrës totale në dietë (dietat e pasura në yndyrë lidhen me shfaqjen e diabetit dhe sëmundje kardiovaskulare).

Yndyrave të ngurta (gjalpi, dhjami, ajka e qumështit, rrisin rezistencën e insulinës dhe shkaktojnë rritje të nivelit të insulinës në gjak).

Yndyrat trans (margarina vegjetale, vajrat e skuqjes, vajrat e përpunuar, rrisin rezistencën ndaj insulinës dhe rrezikun për formimin e pllakave në muret e arterieve).