Dukesha e Sussex, Meghan Markle, është në ditët e fundit të shtatzënisë dhe daljet e saj në ekran me barkun e rrumbullakosur kanë marrë shpesh vëmendjen e mediave.
Së fundmi, gjatë një takimi zyrtar së bashku me princ Harryn, të gjithëve i kanë ngelur sytë tek barku i Meghan, i cili ka filluar të lëvizë teksa fëmija e godiste.
Menjëherë sapo e ka ndjerë lëvizjen e tij, Meghan i ka ulur sytë drejt barkut dhe ka nisur të buzëqeshë lehtë. Video emocionuese është publikuar menjëherë dhe po bën xhiron e rrjetit.