Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Videolojërat – te dëmshme apo te dobishme për fëmijët tuaj

Jetë 29/07/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Adorable baby boy listening music at earphones.
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Nëse arrini t’ua tregoni botën në të cilën fshihet prapa videolojërave, atëhere sipas njërit nga ekspertët kryesore, ju keni arritur t’i përcjellni fëmijës suaj tipare konfidenciale.

Sipas Jordan Shapiro, një nga ekspertët kryesorë në kulturën dixhitale, nëse përdoren në mënyrën e duhur, videolojërat dhe smartfonët mund të bëhen një mjet i rëndësishëm dhe ndihmë për rritjen e fëmijëve, sepse ato përfaqësojnë përrallat e sotme , shkruan pernenat , transmeton GazetaShneta.

Fabula elektronike

Pajisjet e reja elektronike, siç shkruan Shapiro në librin e tij “Metoda për të rritur fëmijët në një botë dixhitale”, po bëhen zhanëri kryesor narrativ i shekullit tonë, tregimet e reja të zanave, mitologjia e re. Ky është një format që lehtësisht arrin fëmijët dhe funksionon mirë. Sipas Shapiros, videolojërat janë bindëse, tregojnë histori, komunikojnë ide, katalizojnë emocionet. Megjithatë, kinemaja nuk ka eliminuar romanet, proza ​​nuk ka eliminuar poezinë, poezia nuk ka eliminuar teatrin. Çdo formë e transmetimit është unike dhe secila ofron një sërë kontributesh për përvojën intelektuale njerëzore. Edhe videolojërat, pra, mund të ofrojë të njëjtin lloj trajnimi mendor, megjithëse me mjete të ndryshme.

Formojnë identitetin e fëmijëve

Një pikë tjetër në favor të pajisjeve teknologjike, sipas Shapios, është dobia e tyre në zhvillim: janë plotësisht pjesë e përvojës sonë të jetuar. Telefonat celularë, për shembull, luajnë një rol themelor në zhvillimin psikologjik dhe në formimin e identitetit të fëmijës. Për këtë arsye prindërit nuk duhet t’i shohin pajisjet teknologjike si diçka toksike ndaj të cilës fëmijët e tyre janë “të ekspozuar”. Përkundrazi, duhet të përpiqemi të mendojmë për to si pjesë e realitetit të fëmijës, si një vend tjetër ku fëmija duhet të zhvillojë pjekurinë etike, mirëqenien emocionale, intelektualitetin, autonominë dhe dinjitetin.

Mbështetja prindërore është e nevojshme

Fëmijët mund të rriten më mirë kur prindërit e tyre në mënyrë aktive ndërmjetësojnë përvojat e tyre dixhitale duke luajtur video lojëra me ta; këshillë që vlen edhe për televizionin. Kur prindërit ulen me fëmijët e tyre dhe flasin për atë që është në ekran, fëmija mëson shumë gjëra, për shembull për të analizuar, interpretuar dhe kuptuar përmbajtjen e produkteve dixhitale.

Është e rëndësishme të pyesni fëmijët tuaj rreth lojrave të tyre dhe të përpiqeni të luani me ta, një qasje që i ndihmon fëmijët të zhvillojnë sigurinë, vetëvlerësimin dhe mirëqenien sociale-emocionale./pernenat

 

Artikulli paraprakCilat janë simptomat e fibrozës cistike
Artikulli i rradhës 4 mënyra sesi duhet mundur insomaninë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.