Shoqata e Fermerëve dhe kompania e prodhimit të produkteve të qumështit “Vita”, kanë mbajtur sot një konferencë për media, në të cilën i kanë bërë thirrje Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), që të publikojnë rezultatet e analizave për të cila ka më shumë se dy javë që janë marrë mostrat.
Përfaqësuesit e kompanisë Vita Kushtrim Tigani, thanë se ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja, u kishte premtuar se rezultatet e analizave do të bëheshin publike më së voni deri më 10 korrik.
Megjithatë, sipas tyre, pavarësisht këtij premtimi, deri më tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje dhe rezultatet ende nuk janë publikuar.
Ata kërkuan transparencë nga institucionet përgjegjëse, duke theksuar se publikimi i rezultateve është në interes të konsumatorëve, fermerëve dhe të gjithë sektorit të prodhimit vendor.



