Vitamina B3 në ujë, mund ta përmirësojë shikimin

2017-02-21 në ora 13:38

Shtimi i vitaminës B3 në ujë mund t’ju mbrojë kundër glaukomës.

Në një studim me minj, shkencëtarët gjetën se kjo përbërje i ka ndihmuar ata të kenë sy më të shëndetshëm, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Shneta.

Ekspertët thonë se gjetja mund të jetë një opsion më i lirë dhe më i sigurt për trajtimin e njerëzve të moshuar, në vend të përdorimit të pikave.

Hulumtuesit në Laboratorin e Jackson në Bar Harbor në SHBA, shtuan vitaminën në ujë për minjtë që ishin të predispozuar me glaukoma.

Uji me vitaminë u ndihmoi atyre që të kenë sy më të shëndetshëm dhe shfaqën mbrojtje ndaj glaukomës në krahasim me të dhënat nga uji i thjeshtë.

“Kjo ndodhë për shkak se sytë janë ende të shëndetshëm dhe ende të fuqishëm, madje i rezistojnë presionit edhe gjatë tensionit të lartë”, ka deklaruar autori i studimit, Dr. Pete Williams. /Gazeta Shneta/