Në epokën e propozimeve virale, shtatzënia është pak e vështirë t’i impresionojë njerëzit në rrjetet sociale.
Por një gjë të tillë e ka demantuar ky çift nga Ohio me një set fotografish mjaft prekëse dhe interesante, shkruan Woman’s Health, transmeton Gazeta Shneta.
Amanda Diesen dhe i fejuari i saj së fundmi morën lajmin se do të bëhen prindër. Dhe kjo ishte ideja e tyre:
Todd është paraplegjik dhe për ta kthyer këtë situatë në humor, ata vendosën që të bëjnë fotografi me imazhin e sonogramit në duar me mbishkrimin “Ende punon”. E keni parasysh, në rast se keni pyetje!
Todd ishte paralizuar pas një aksidenti që e kishte në vitin 2014. Me Amandan u takuan gjatë rehabilitimit të tij, ku ajo punonte si specialiste për shërim.
“Ne nuk ishim duke provuar për të pasur fëmijë, sepse fillimisht donim të fejoheshim, të martoheshim dhe pastaj të provonim për fëmijë pas disa viteve”, shprehet Amanda. /Gazeta Shneta/