Që nga fillimi i pandemisë, njerëzit kanë përdorur suplemente për shërimin nga Covid-19.
Mirëpo, tani hulumtimi i ri ka zbuluar se dy suplemente, zinku dhe vitamina C, nuk ka gjasa të jenë të dobishme shkruan VeryWellHealth, transmeton GazetaShneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Studimi i botuar në JAMA vlerësoi 214 pacientë të konfirmuar pozitiv me Covid-19 për të marrë një dozë të zinkut, vitaminës C apo edhe një kombinim të të dyjave.
Studiuesit gjetën sesa ditë do të duhej që pjesëmarrësit të arrinin një ulje 50% të simptomave, duke përfshirë ethe, kollë, gulçim dhe lodhje.
Studiuesit zbuluan se pjesëmarrësit që nuk kanë përdorur suplemente kishin një ulje 50% të simptomave në rreth 6.7 ditë krahasuar me 5.5 ditë më grupin që konsumuan vitaminë C, 5.9 ditë për grupin që konsumuan zink dhe 5.5 ditë për grupin që konsumuan që të dyja.
Nga pjesa e hulumtimit, studiuesit zbuluan se pjesëmarrësit që morën suplemente kishin më shumë gjasa të shfaqnin efekte anësore si të vjella, diarre dhe dhimbje barku.
Milind Desai, bashkëautor i studimit, shtoi se përdërsa vitamina C dhe zinku “u treguan të paefektshme” si një formë e trajtimit për Covid-19, ai thekson se suplementet tjera janë duke u studiuar./GazetaShneta/