Ka pasur shumë studime në lidhje me efikasitetin e vitaminës D në uljen e fataliteteve serioze nga Covid-19.
Trajtimi me vitaminë D3 ose kalcifediol ka treguar rezultate mbresëlënëse në pacientët Covid-19 shkruan Express.co.uk përcjell Gazeta Shneta.
Vitamina D zvogëlon vdekjet nga Covid-19 me rezultate mahnitëse deri 60 përqind, ka zbuluar një studim.
Deputeti konservator David Davis më parë kishte kërkuar që qeveria e Mbretërisë së Bashkuar të shpërndajë suplemente të vitaminës D në grupe më të rrezikuar nga Covid-19.
Andaj ai bëri thirrje që terapia të shpërndahej menjëherë në spitale për të “shpëtuar mijëra jetë”.
Vitamina D3 u vlerësua në studimin mbi më shumë se 550 njerëz të pranuar në pavijonet Covid-19 në Spitalin del Mar në Barcelona, Spanjë.
Subjektet u caktuan rastësisht ose si marrës të trajtimit të vitaminës D3 ose si kontrolle mbi pranimin.
Studimi zbuloi se pacientët Covid të cilëve u ishte dhënë doza e vitaminës D kishin 80 përqind ose më pak të ngjarë të kërkonin trajtim në kujdesin intensiv.
Deputeti Davis shkroi në twitter se: Gjetjet e këtij studimi të madh dhe të kryer mirë duhet të rezultojnë në administrimin e kësaj terapie për çdo pacient Covid në çdo spital të Mbretërisë së Bashkuar. /Gazeta Shneta/