Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia pritet ta propozojë sot Bordin e ri të SHSKUK-së për miratim në Qeverinë e Kosovës.
Gazeta Shneta ka marr vesh nga burime se Vitia e ka kompletuar Bordin e ri Drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.
Siç merr vesh Gazeta në këtë Bord do të jetë edhe Sekretari Naim Bardiqi në cilësinë e përfaqësuesit të MSH-së.
MSH kishte kërkuar një opinion nga Agjencia Antikorrupsion për mundësinë e konfliktit të interesit në rastin e emërimit të Bardiqit në këtë pozitë. /Gazeta Shneta/




