Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vitia dhe Haxhiu thonë se të burgosurit me probleme shëndetësore trajtohen sipas rekomandimeve të OBSH-së

Lajme 25/04/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Zyra e Këshillit të Evropës në Prishtinë ka mbajtur tryezë diskutimi për prezantimin e rekomandimeve nga projekti “Përmirësimi i trajtimit të personave të privuar nga liria”, raporton Ekonomia Online.

Aty u tha se trajtimet psiko-sociale duhet të zhvillohen më tej si elemente kyçe reduktimin e rrezikut dhe rehabilitimin e pacientëve psikiatrike forenzike.

Ndërkaq, qasjet aktuale të rehabilitimit për kujdesin forenzik të shëndetit mendor, u tha se lë shumë hapësirë për përmirësim.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se bashkë me Ministrinë e Drejtësisë po punojnë që bazuar në rekomendiemt e OBSh-së, të burgosurit të trajtohen të barabartë.

“Ministria e Shëndetësisë është e përkushtuar që në vazhdimësi të kujdeset për personat me nevoja të shëndetësore, e veçmas për ata të privuar nga liria. Politikat e MSh-së lidhur me vetëdijësimin dhe trajtimin e personave të privuar nga liria, janë dëshmuar edhe me vendime strategjike të ndërmarra deri më tani siç janë; bartja e shërbime e shëndetësore të burgjeve të Ministrisë së Drejtësisë në Ministrinë e Shëndetësisë bazuar në rekomandimet e OBSh-së, me qëllim të trajtimit të barabartë të të burgosurve në mënyrë ekuvailente me qytetarë tjerë në kuptimin e plotë të fjalës”, tha Vitia.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se po punojnë në krijimin e kushteve për personat e privuar nga liria që të trajtohen me respekt e me dinjitet. Ajo ka sqaruar se kanë themeluar institucionin shëndetësor për trajtimin e personave me nevoja të veçanta brenda burgut të Dubravës, raporton EO.

“Nëse iu referohemi raporteve vendore dhe ndërkombëtare, Kosova qëndron shumë mirë krahasuar me vendet e rajonit, megjithatë ne nuk duhet të kënaqemi por duhet t’i shtojmë përpjekjet për realizimin e çfarëdo sfide që e kemi mes nesh. Ne jemi duke punuar në krijimin e kushteve për personat e privuar nga liria që të trajtohen me respekt dhe me dinjitet e qasje të plotë në të drejtat e tyre”, tha Haxhiu.

“Veç kësaj ne kemi ndërmarrë edhe hapa konkret në krijimin e kushteve infrastrukturore. Qeveria e Kosovës ka themeluar institucionin shëndetësor për trajtimin e personave me nevoja të veçanta brenda burgut të Dubravës, pra pa e rrezikuar sigurinë”, tha tutje ajo.

Artikulli paraprakKandidatët për shefa në 10 reparte të Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK
Artikulli i rradhës Vitia e kompleton Bordin e SHSKUK-së, pritet ta propozojë sot për miratim në Qeveri

Ju sugjerojmë

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.