Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka thënë se sivjet do të investohen mbi 7 milionë Euro për Sistemin Informativ Shëndetësor.
Vitia ka thënë se vendimi për ndarjen e këtyre mjeteve është marr në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës. Ai ka thënë se funksionalizimi i SISH-it është parakusht për fillimin e sigurimeve shëndetësore, shkruan Gazeta Shneta.
“Pas gati një dekade investimesh në SISH të cilat nuk patën rezultat, vitin e kaluar ka mbaruar studimi i fizibilitetit dhe tani janë mbi 7 milionë Euro në vitin 2024 në funksionalizimin e këtij sistemi, për ndërtimin e tij në përgjithësi dhe si parakush esencial për fillimin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore. Jam i lumtur sepse këtë po e bëjmë me një analizë paraprake në mënyrë që të jetë një proces i pakthyeshëm dhe i suksesshëm”, ka deklaruar Vitia. /Gazeta Shneta/



