Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se janë duke u shtuar kapacitetet profesionale në sistemin e shëndetësisë publike në Kosovo, përmes pranimit të stafit të ri mjekësor.
Sipas njoftimit të Ministrit, është hapur konkursi për pranimin e 25 anesteziologëve të rinj në institucionet publike shëndetësore. Ky hap synon forcimin e shërbimeve mjekësore dhe përmirësimin e kujdesit për pacientët, shkruan Gazeta Shneta.
Vitia bëri të ditur se anesteziologët e rinj do të angazhohen në sektorët ku ka më së shumti nevojë, me qëllim që të lehtësohet ngarkesa e stafit ekzistues dhe të ulen listat e pritjes për pacientët që kanë nevojë për ndërhyrje apo trajtime spitalore. /Gazeta Shneta/



