Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia po raporton në Komisionin parlamentar për Shëndetësi.
Vitia ka deklaruar se kur e ka marr pozitën e ministrit nuk ka gjetur në zyrë asnjë kontakt të prodhuesve të vaksinave, shkruan Gazeta Shneta.
“Nuk kemi gjetur asnjë kontakt të prodhuesve të vaksinave kur kemi ardhur në zyrë. Ne nuk kemi gjetur as nuk na është ofruar deklarata e konfidencialitetit, është dashur ta kërkojmë ne. Kemi gjetur vetëm një vendim për komisionin e negocimit”, ka deklaruar Vitia para deputetëve.
Vitia ka përmendur kontratën e arritur me Pfizer për blerjen e mbi 1.2 milion vaksinave dhe ka thënë se po shtohen kapacitetet për imunizim në qendrat e vaksinimit. /Gazeta Shneta/